Sulmohen dy vëllezërit në Xhafzotaj, një prej tyre humb jetën

Nga A2 CNN
30 Korrik 2020, 08:16 | Kronikë
Sulmohen dy vëllezërit në Xhafzotaj, një prej tyre humb

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në orët e vona të mbrëmjes të së mërkurës në Xhafzotaj të Shijakut, ku për pasojë ka humbur jetën një person.

Vëllezërit Fiqiri Çalliku, 65 vjeç dhe Fadil Çalliku, 63 vjeç kanë qenë në tokën e tyre kur janë konfliktuar me një person, i cili i ka qëlluar me thikë.

Viktima është 65-vjeçari Fiqiri Çalliku, i cili për shkak të plagëve të marra ndërroi jetë në spitalin rajonal të Durrësit.

Nga ana e grupit hetimor janë shoqëruar disa persona dhe janë sekuestruar prova materiale në vendngjarje. Vijon puna për zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos