Një person ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit në lagjen "Luigj Gurakuqi" në Elbasan në një konflikt ku u përfshinë 3 persona dhe u përdorën shishe, sende të forta dhe thika.
Burimet bëjnë me dije se viktima është 40-vjeçari Florian Lamçe, i cili ndërroi jetë në spital për shkak të plagëve të marra.
Motivet e kësaj ngjarje të rëndë janë ende të paqarta, ndërkohë që mësohet se të gjithë personat e përfshirë në konflikt kanë qenë në gjendje të dehur.
Dy shtetasit e tjerë Ardjano Hajdari, 42 vjeç dhe Sokol Sanxhaktari, 34 vjeç që dyshohet të jenë dhe autorët e vrasjes kanë marrë plagë të lehta dhe janë shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan.
Gjithashtu raportohet se vrasja me thikë dhe sende të forta e Lamçes ka dy pista, gjakmarrja ose tregtia e kokainës. Lamçe njihet si person me precedentë penalë. Ai është hetuar edhe për dy plagosje.
Ndërsa vëllai i Florian Lamçes, Olti Lamçe, është i dënuar me 24 vite burg për vrasje. Në vitin 2011 ai vrau pronarin e disko 'Tekilës', Almir Canin. (A2 Televizion)