Zjarr në parkingun e një pallati në Fier, digjen disa mjete

Nga A2 CNN
30 Korrik 2020, 08:30 | Kronikë
Zjarr në parkingun e një pallati në Fier, digjen disa mjete

Një zjarr i fuqishëm shpërtheu rreth mesnatës në bodrumin e një pallati në lagjen "15 Tetori" në Fier, ku banorët parkonin makinat e tyre.

Dyshohet se zjarri ka rënë në një makinë në fillim dhe më pas është përhapur me shpejtësi dhe në mjetet e tjera që kanë qenë të parkuara pranë.

Për shkak të flakëve dhe situatës së rëndë u evakuuan dhe banorët e pallatit, por fatmirësisht nuk pati asnjë të lënduar.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të rënies së zjarrit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos