All - Scripts - 1
All - Scripts - 5
All - General - 1

E kërkonin në çdo cep të Gjermanisë, BMW e vjedhur gjendet në veri të Mitrovicës

Nga A2 CNN
5 Qershor 2023, 21:41 | Kosova
E kërkonin në çdo cep të Gjermanisë, BMW e vjedhur
All - Paragraf - 1

Si rezultat i bashkëpunimit ndërkombëtar në mes të autoriteteve gjermane dhe Policisë së Kosovës, është arritur të lokalizohet në Kosovë, vetura e tipit "BMW 320" me targa gjermane, e cila kërkohej nga autoritetet e Gjermanisë, si veturë që dyshohej se është vjedhur në shtetin e Gjermanisë.

Automjeti i kërkuar është lokalizuar në veri të vendit, ku njësitet policore të Drejtorisë Rajonale Mitrovicë Veri, falë veprimeve të menjëhershme operativo-hetimore kanë lokalizuar dhe konfiskuar automjetin e kërkuar, i cili ka qenë i parkuar në një lokacion në komunën Mitrovicë Veri.

All - Paragraf - 3

Lidhur me rastin, janë duke u kryer të gjitha veprimet e mëtejme ligjore dhe hetimore, në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë dhe të autoriteteve të shtetit gjerman. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2
All - ArticleEnd - 4

A2 CNN Livestream

All - General - 2
All - General - 3
All - General - 4
All - General - 5
All - General - 6
All - General - 7

Latest Videos