E morën mbi 18 mijë qytetarë, Sllovakia ndalon përdorimin e vaksinës ruse kundër Covid-19

Nga A2 CNN
31 Gusht 2021, 21:13 | Bota
E morën mbi 18 mijë qytetarë, Sllovakia ndalon përdorimin e

Sllovakia ndaloi të martën përdorimin e vaksinës ruse kundër koronavirusit, Sputnik V.

Vendimi erdhi pasi mbi 18,500 qytetarë sllovakë janë vaksinuar tashmë me këtë vaksinë, e cila nuk është miratuar nga Agjencia Evropiane e Barnave.

Sllovakia ka blerë 200,000 doza Sputnik V, në muajin mars. Ky vendim shkaktoi asokohe reagim të madh në publik dhe çoi në dorëheqjen e kryeministrit të atëhershëm, Igor Matoviç, dhe të ministrit të Shëndetësisë, Marek Krajci.

Sllovakia, vend me 5.4 milionë banorë, ka regjistruar 12,548 viktima nga koronavirusi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos