“Mos më thuaj që shënoi nga aty”, komentatorët habiten pas golit me kokë nga 36 metra

Nga A2 CNN
12 Prill 2021, 11:41 | Futboll
“Mos më thuaj që shënoi nga aty”, komentatorët

Të shënosh gol me kokë nga jashtë zone është shumë e rrallë në futboll, por ta shënosh nga 36 metra është pothuajse e pamundur.

Diçka të tillë arriti ta realizonte Rory Donnelly, futbollist i ekipit Glentoran, në Irlandën e Veriut. Ai përfitoi nga dalja e ish-portierit të Manchester United, Roy Carroll, i cili largoi me kokë një top të rrezikshëm.

Por, topi shkoi në zonën ku ndodhej Donnelly, i cili, pa u menduar dy herë, kërceu dhe goditi me kokë topin, duke e dërguar në rrjetë.

“Mos më thuaj që shënoi nga aty”, tha komentatori ndërkohë që topi po shkonte drejt portës. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=2ZXVBebANro

A2 CNN Livestream

Latest Videos