E padëgjuar, Disiplina dënime lojtarëve për miqësoret para kampionatit

Nga A2 CNN
31 Tetor 2020, 19:08 | Futboll

Edhe pse para disa ditësh u vendos rikthimi i topit në fushën e gjelbër, pas bojkotit që zgjati për disa javë, Komisioni i Disiplinës me një vendim të pazakontë ka dënuar 4-5 ndeshje 3 lojëtarë, 2 të Tiranës dhe një të Bylis për ndeshjet miqësore që këto ekipe kanë zhvilluar.

Kështu për incidentet me arbitrin gjatë ndeshjes Tirana-Laçi, Disiplina ka vendosur të dënojë me nga 4 ndeshje lojtarët e Tiranës, Agustin Torrasa dhe Idriz Batha.

Gjithashtu për goditje me shkel të kundërshtarit është dënuar me 5 ndeshja pezullim dhe lojtari i Bylis, Qudus Abiodun Lawal.

Edhe pse sezoni nuk kishte filluar kur janë luajtur këto ndeshje mësohet se Disiplina i ka konsideruar ato miqësore zyrtare pasi klubet kanë kërkuar arbitra nga FSHF.

Vendimi mbështetet në rregullore për episode të rënda disiplinore. Por nuk ndodh shpesh që ekipet të humbasin titullarët para startit të kampionatit, për ngjarje në miqësoret që luheshin sepse futbolli ishte në bojkot. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos