
E premtja ishte një ditë pozitive për futbollistët e prekur nga koronavirusi. Pas Cristiano Ronaldos, edhe Donnarumma, Gabbia dhe Hauge, futbollistë të Milanit, rezultuan negativë në testet e fundit.
Në ndryshim nga portugezi, dy lojtarët e Milanit Donnarumma, Hauge qëndruan vetëm 4 ditë në izolim, ndërsa ishin asimptomatikë.
Ndërkohë nuk ishte e njëjta gjë për mbrojtësin Gabbia, i cili u infektua më datë 9 tetor, në kohën kur ishte i grumbulluar me kombëtaren e 21-vjeçarëve të Italisë.
Ditën e sotme, ai do të kryer edhe vizitat e tjera mjekësore dhe më pas do të jetë në gjendje të bashkohet me shokët e skuadrës, ndërsa Donnarumma, Hauge mund të stërvitet menjëherë me ekipin, pasi ishin asimptomatikë. (A2 Televizion)