Rezultojnë pozitivë dy futbollistë në Serie A, kishin kaluar më parë Covid-19

Nga A2 CNN
31 Tetor 2020, 09:17 | Futboll
Rezultojnë pozitivë dy futbollistë në Serie A, kishin kaluar

Skuadra e Parmës në Seria A ka njoftuar se dy lojtarë të saj janë sërish pozitivë me Covid-19, pavarësisht se ishin shëruar më parë. Për fat të mirë ata janë asimptomatikë, ndërsa po qëndrojnë të izoluar.

Emrat e lojtarëve nuk janë bërë të ditur, ndërsa në listën për ndeshjen ndaj Interit, e parashikuar të zhvillohet këtë të shtunë në orën 18:00, mungojnë Bruno Alves dhe Scozzarella, si dhe Simone Colombi dhe Nicolussi Caviglia, të cilët janë të dëmtuar.

Serie A është një nga kampionatet më të prekura nga koronavirusi. Thuajse në të gjitha ekipet kanë rezultuar pozitivë futbollistë, por edhe pjesëtarë të stafit. Një nga ekipet më të prekura ishte Genoa, ku rezultuan pozitivë 22 persona mes futbollistëve dhe stafit, të cilët fatmirësisht tashmë kanë rezultuar negativë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos