“E shajnë homo dhe përdhunues”, shoku i qelisë: Dani Alves është dobësuar dhe është dëshpëruar në burg

Nga A2 CNN
8 Maj 2023, 11:58 | Futboll
“E shajnë homo dhe përdhunues”, shoku i qelisë: Dani

Dani Alves vijon të mbetet në burg, ndërkohë që po vazhdon procesi gjyqësor ndaj tij për përdhunim, ngjarje që mendohet të ketë ndodhur në dhjetorin e kaluar, në një disko të Barcelonës.

Një televizion spanjoll ka sjellë dëshmitë e një shoku burgu të ish-futbollistit të Barcelonës, i cili ka dhënë detaje nga jeta e përditshme e brazilianit pas hekurave.

“Është si i humbur aty. Kur ulemi për të ngrënë në mensë, gjithmonë del dikush që i bërtet me fjalët “homo” apo “përdhunues”, deklaroi burimi për programin “Telecinco”.

Edhe fizikisht, Dani Alves nuk po kalon një periudhë të mirë: “Është dobësuar, duket i dëshpëruar. Ka momente që është i trishtuar madje”.

Sa i përket akuzave ndaj tij, Dani Alves u thotë shokëve të burgut se është i pafajshëm: “Na tregon që gjithçka ishte me pëlqimin e vajzës, që gjithçka shkoi mirë. Një mbrëmje feste”. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/03/19/me-cfare-merret-dani-alves-ne-burg/
https://a2news.com/2023/01/24/tatuazhi-ne-bark-qe-po-kalb-ne-qeli-dani-alves/

A2 CNN Livestream

Latest Videos