Marc Overmars, ish-mesfushori i kombëtares holandeze, Ajaxit, Arsenalit dhe Barcelonës, ka treguar pasojat që i ka lënë goditja në tru që pësoi para disa muajsh.
50-vjeçari, i cili aktualisht është drejtor sportiv i ekipit belg Royal Antwerp, tregon vështirësitë që ka edhe kur flet.
“Më duhet të marr frymë thellë nëse flas shumë. Gjithashtu, më duhet shumë energji për t’u përqendruar në gjërat që bëj. Zemra ime është 45% e vdekur, por nuk duhet të ndjeni mëshirë për mua. Jam i lumtur, vetëm se më duhet të menaxhoj mirë fuqitë e mia”, tha Overmars për “Het LaatsteNieuws”.
“Preferoj të vdes duke punuar sesa të rri kot gjithë ditën”, shtoi holandezi. (A2 Televizion)





