Pas turpit të 17 dhjetorit, pritej një reagim i fortë i autoriteteve sportive franceze. Komisioni disiplinor i Federatës së Futbollit, shqyrtoi incidentet e rënda të ndodhura mes Paris FC dhe Lyon gjatë një ndeshje të Kupës së Francës, dhe vendosi masën e përjashtimit të dy ekipeve nga kompeticioni.
Komisioni disiplinor i Federatës Franceze së Futbollit vendosi masën e përjashtimit të Paris FC dhe Lyon nga Kupa e Francës Vendim drastik ky, por i justifikuar nga skenat e dhunshme ku u panë tifozët e dy skuadrave teksa lëshonin fillimisht flakadanë ndaj njëri-tjetrit. Tifozët u përleshën më pas edhe në fushë, duke sjellë braktisjen e sfidës Përtej përjashtimit, Paris FC do t’i luajë pesë ndeshjet e ardhshme në fushë neutrale Tifozët e Lyon nuk do të mund të ndjekin ekipin në transfertë deri në përfundim të sezonit Nuk është hera e parë që Franca përfshihet nga vale dhune në stadium, gjatë këtij sezoni Ndeshja Lyon-Marseille, bëri xhiron e botës pasi u ndërpre pasi ylli i Marseille Dimitri Payet u godit nga tifozët vendas me shishe uji
Vendim drastik ky, por i justifikuar nga skenat e dhunshme ku u panë tifozët e dy skuadrave teksa lëshonin fillimisht flakadanë ndaj njëri-tjetrit, për t’u përleshur më pas edhe në fushë, duke sjellë braktisjen e sfidës. Përtej përjashtimit, Paris FC do t’i luajë pesë ndeshjet e ardhshme në fushë neutrale dhe do të dënohet me 10 mijë euro gjobë.
Lyon ndërkohë do të paguajë 52 mijë euro si dhe rimbursimin e kostove lidhur me riparimin e dëmtimeve në stadium, dhe tifozët e tij nuk do të mund të ndjekin ekipin në transfertë deri në përfundim të sezonit. Nice, ekipi që do të ndeshej me fituesin për shkak të vendimeve do të kualifikohet automatikisht në raundin tjetër.
Nuk është hera e parë që Franca përfshihet nga vale dhune në stadium, gjatë këtij sezoni. Ndeshja e vlefshme për Ligue 1, Lyon-Marseille, bëri xhiron e botës pasi u ndërpre pas vetëm 4 minutash loje, pasi ylli i Marseille Dimitri Payet u godit nga tifozët vendas me shishe uji. (A2 Televizion)