Shtohen shanset e Shqipërisë, UEFA mendon ndryshim skenari për Euro 2028, shtohen 8 ekipe

Nga A2 CNN
10 Mars 2022, 13:27 | Futboll
Shtohen shanset e Shqipërisë, UEFA mendon ndryshim skenari për

Kombëtarja Shqiptare e futbollit do të ketë shanse reale për të marrë pjesë në Kampionatin Europian të futbollit.

Sipas raportimeve të fundit, UEFA do të vijë me një tjetër ndryshim  në “Euro 2028” pasi qeveria europiane e futbollit po mendon të sjellë një formati të ri, i cili pritet të ketë edhe tetë ekipet të tjera të shtuara.

Pra nga 24 ekipe që janë pjesëmarrëse çdo edicion, me risitë e fundit, mund të marrin pjesë plot 32 ekipe, nga 55 që janë të total.

Pritet që në ditët në vijm ky propozim të bëhet dhe zyrtar dhe të fillohet puna sa më shpejt. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos