Ngjarje e shëmtuar, presidenti i PSG, sulmon gjyqtarët pas ndeshjes

Nga A2 CNN
10 Mars 2022, 13:18 | Futboll
Ngjarje e shëmtuar, presidenti i PSG, sulmon gjyqtarët pas ndeshjes

Pas humbjes turpëruese me Real Madrid, Naser Al Khelaifi, presidenti i PSG-së, u bë protagonist i një ngjarje sa të shëmtuar aq dhe të pazakontë.

Siç raportohet ne mediat spanjolle, presidenti francez, ka qenë pjesë e një incidenti të paprecedent në këto nivele të futbollit botëror. Ai sulmoi  gjyqtarët dhe kërcënoi me vdekje punonjësit e klubit madrilen.

Menjëherë pas përfundimit të 90 minutave, Al Khelaifi shkoi në dhomat e zhveshjes duke goditur dyert dhe ofenduar. Është dashur ndërhyrja e autoriteteve që situatë të qetësohej. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos