Shoqata Rajonale Tiranë, caktohen delegatët për Asamblenë Zgjedhore të 15 marsit

Nga A2 CNN
10 Mars 2022, 13:59 | Futboll
Shoqata Rajonale Tiranë, caktohen delegatët për Asamblenë

Pas njohjes së Eduard Prodanit nga gjykata si kryetar, tashmë Shoqata Rajonale e Futbollit Tiranë përcaktoi edhe delegatët për Asamblenë Zgjedhore të 15 marsit në Federatën e Futbollit.

Në një mbledhje të jashtëzakonshme, Shoqata me numrin më të madh të skuadrave, sportistëve dhe votave, zgjodhi përfaqësuesit me të drejtë vote, pasi mbeti e pa përfaqësuar në asamblenë e 2 marsit, punimet e së cilës do të vijojnë mesjavën e ardhshme.

Pasi votoi Ergys Kadiun sekretar të përkohshëm dhe Alban Miftarin si kryetar të komisionit të verifikimit, Shoqata Rajonale Tiranë përcaktoi edhe 6 delegatët për Asamblenë e 15 marsit, si edhe Artur Çobanin si kandidat për Komitetin Ekzekutiv të FSHF-së. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos