Egro: Pandemia tregoi mungesën e organizimit të BE-së

Nga A2 CNN
1 Qershor 2021, 22:25 | Politikë
Egro: Pandemia tregoi mungesën e organizimit të BE-së

Gazetari Franko Egro, i ftuar në studion e “Absolut 4” në A2, deklaroi se pandemia Covid-19 “tregoi mungesën e organizimit të Bashkimit Evropian”.

Pavarësisht kësaj, Egro nënvizoi se me gjithë problematikat e brendshme të saj, BE-ja mbetet i vetmi projekt në funksion të vlerave demokratike.

“BE, me gjithë problematikat e brendshme që ka, mbetet i vetmi projekt në funksion të vlerave demokratike. Kryeministri i Maqedonisë së Veriut u shpreh në rast se dështon anëtarësimi në BE, do të nisë diskutimi i “non paper”. Integrimi i Ballkanit në BE mbetet i vetmi projekt. Secili vend duhet të bëjë “detyrat e shtëpisë” që të hyjë natyrshëm në BE dhe të funksionojnë si vende të BE-së. Pandemia tregoi mungesën e organizimit të BE-së dhe kjo bëri që shumë vende anëtare të lidhen direkt me Rusinë dhe Kinën për të marrë vaksinat. Pra, situata është komplekse. Dalja e Britanisë së Madhe ishte leksion. Nëse marrim përqindjen e numrit të të vaksinuarve të Britanisë me vendet e BE-së është si nata me ditën. Në Britani përqindja është shumë më e lartë, kur pritej që Britania të ishte me kokën ulur”, u shpreh Egro. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos