
Werder Brema arrti në një “sipërmarrje” jo të thjeshtë në Bundesliga, atë të ndalosh Bayern Munich.
Ekipi ku luan si titullar edhe kosovari Milot Rashica arriti të bllokojë 1-1 në shtëpi kampionët e Europës në fuqi, falë golit të bukur të Eggestein në pjesën e parë, që Bayern arriti vetëm të barazojë në pjesën e dytë me një gol me kokë të Kinglsey Koman.
Frenimi i Bayern i jep frymëmarrje ekipeve të tjera pretendente, me Leverkuzenin që ngjitet në kuotën e 18 pikëve, një më pak se Bayern, pas fitores në transfertë në Bielefeld.
Ndërkohë Leipzig mund të marrë kreun e Bundesligës po fitoi në Frankfurt, dhe Dortmund mund të afrohet me fitoren ndaj Herthës në Berlin. (A2 Televizion)