Aksident me 3 të plagosur në Elbasan, kamioni përplaset me një autoveturë

Nga A2 CNN
25 Korrik 2019, 18:52 | Kronikë
Aksident me 3 të plagosur në Elbasan, kamioni përplaset me

Një aksident me pasojë 3 persona të plagosur ka ndodhur pasditen e së enjtes në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Papër.

Mësohet se në aksident është përfshirë një kamion me drejtues shtetasin H.F., banues në Tetovë, i cili është përplasur me mjetin tip "Benz", me  drejtues shtetasin M.K., banues Laknas, Tiranë.

Si pasojë e këtij aksidenti janë dëmtuar 3 shtetas S.K., H.K., dhe E. K., pasi ishin pasagjer në mjeti tip "Benz", të cilët u transportuan menjëherë në Spitalin e Elbasanit, jashtë rrezikut për jetën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos