Lulzim Basha në Prokurori për “Toyota Yaris”, pyetet nga prokurorët belgë

Nga A2 CNN
25 Korrik 2019, 09:30 | Kronikë
Lulzim Basha në Prokurori për “Toyota Yaris”, pyetet nga

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka mbërritur mëngjesin e së enjtes në Prokurorinë e Krimeve të Rënda, ku do të pyetet sërish në pyetje për çështjen e “Toyota Yaris”.

https://a2news.com/2018/10/23/toyota-yaris-basha-prokuroria-ka-prova-ta-arrestoje-menjehere-ballen/

Marrja në pyetje e kreut të demokratëve, Basha do të asistohet dhe nga 4 prokurorë belgë, të cilët kanë ardhur në Tiranë, pikërisht për çështjen e futjes së 3.4 milionë eurosh në Shqipëri nga Belgjika, të fshehura në dyert e një makinë Toyota Yaris.

Prokurorët belgë do të kërkojnë nga Lulzim Basha se si e ka marrë informacionin për eurot që do të hynin në Shqipëri dhe kush ja dha këtë informacion.

Kryedemokrati e paralajmëroi në atë kohë kapjen e një sasie të madhe eurosh që vinin të fshehura në një makinë nga foltorja e Kuvendit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos