
Gjykata Administrative e Tiranës rrëzoi kërkesën për dëmshpërblim të familjarëve të Artan Cukut, kryekomisarit të ekzekutuar në prill të vitit 2017.
Një trupë e Administratives i vlerësoi të pabaza pretendimet e familjarëve të Cukut, që kërkuan 1 milionë euro nga Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme.
Masa e dëmshpërblimit të kërkuar ishte llogaritur nga një ekspert shëndetësore, një psikolog dhe një ekspert kontabël.
Ish-drejtuesi i Policisë së Vlorës, Artan Cuku u ekzekutua në hyrjen e pallatit të tij në rrugën e Kosovarëve. Për krimin është fajësuar Mikel Shallari, i cili u dënua me vetëm 10 vite burg, pasi pranoi të bashkëpunojë me prokurorinë. Ndërsa dy të dyshuarit si porositës të vrasjes, Bledar Jambelli e Kristaq Leci, ende nuk janë përballur me drejtësinë. (A2 Televizion)