Eliminohet dhe Dortmundi, Leipzigu në gjysmëfinale të Kupës së Gjermanisë

Nga A2 CNN
6 Prill 2023, 07:34 | Futboll
Eliminohet dhe Dortmundi, Leipzigu në gjysmëfinale të Kupës

Pas Bayern Munchen dhe Dortmund i ka dhënë lamtumirën Kupës së Gjermanisë. Skuadra e Terzic u eliminua nga Lajpzig me rezultatin 2-0 dhe tani objektiv mbetet vetëm titulli kampion në Bundeslig.

Skuadra e Marko Rose, dominoi ndeshjen nga fillimi deri ne fund dhe ishte me kërkues se verdhezinjtë. Timo Ëerner zhbllokoi rezultatin në minutën e 22-të.

Edhe pjesa e dytë nuk kishte shumë ndryshime. Vendasit sulmonin ndërsa miqtë e kishin të vështirë të reagonin. Heroi i Dortmund ishte portieri Kobel që mbajti në lojë skuadrën deri në fund.

Verdhezinjtë ishte shumë pranë golit te barazimit, por në momentin më të mirë Orban realizoi dhe golin e dytë dhe hipotekoi kalimin me tej.

Kështu Dortmund mbyll këtu rrugëtimin në Kupën e Gjermanisë dhe tani objektiv mbetet vetëm titulli në Gjermani një luftë e fortë me kampionët në fuqi të Bayern. Ndërkohë, Leipzigu u bashkohet skuadrave të tjera të kualifikuara ne gjysmëfinale si Freiburg, Stuttgart dhe Frankfurt. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos