Ende pa nisur merkato, Interi rrëmben yllin e Serie A

Nga A2 CNN
26 Dhjetor 2019, 22:02 | Futboll
Ende pa nisur merkato, Interi rrëmben yllin e Serie A

Një nga lojtarët që ka shkëlqyer deri në këtë fazë të sezonit në Serie A është pa më të voglin dyshim suedezi Kulusevski.

19-vjeçari, edhe pse mesfushor, ka mundur të realizojë 4 gola deri në këtë fazë të kampionatit, ndërsa ka asistuar edhe në 7 gola të tjerë të Parmës.

“SportMediaset” shkruan se Interi ka mposhtur konkurrencën e Juventusit, por edhe të klubeve nga Premier League dhe do të paguajë 35 milionë euro për mesfushorin 19-vjeçar.

Megjithatë, po sipas medias italiane, futbollisti do të veshë bluzën zikaltër vetëm në verën e ardhshme, deri atëherë ai do të jetë pjesë e Parma-s. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos