Epidemia e alergjive, sëmundja që zgjat me muaj, po preket çdo grupmoshë

Nga A2 CNN
29 Mars 2023, 16:06 | Sociale
Epidemia e alergjive, sëmundja që zgjat me muaj, po preket çdo

Me ardhjen e pranverës kanë shpërthyer alergjitë e stinës. Mjekët e cilësojnë epidemi globale që vitet e fundit po prektë gjitha grupmoshat.

Një në katër persona të rritur dhe 20% e fëmijëve dhe të rinjve vuajnë nga alergjitë. Shumë prej tyre  bëjnë forma të rënda deri prekje nga astma për shkak të agresivitetit të sëmundjes.

Dekadat e fundit sezoni i alergjive ka ndryshuar. Mjekët konstatojnë zgjatje në kohë të shqetësimeve nga polenet dhe klinikë shumë më të rëndë të sëmundjes.

Shkaktarët kryesorë janë ndryshimet klimatike dhe ndotja e ajrit. Mjekët rekomandojnë pacientët të mos i drejtohen farmacisë pa u konsultuar më parë më alergologun. 

Ndërsa për personat që e kalojnë në formë agresive alergjinë këshillohet kryerja e vaksinës e cila bëhet në fillim të shtatorit, në mënyrë që sezoni I ardhshëm i poleneve të kalohet më lehtë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos