Më keq nuk ka ku të vejë! Britaniku e mbush makinën me vaj gatimi

Nga A2 CNN
18 Mars 2022, 18:36 | Bota

Rritja e çmimeve të naftës është një nga problemet që tashmë është kthyer global që prej nisjes së sulmit rus në Ukrainë.

Në shumë vende çmimet janë rritur ndjeshëm dhe shumë i frikësohen një skenari se në një kohë të shkurtër problem mund të jetë dhe furnizimi me karburant.

Një burrë në Britani është filmuar së fundmi ndërsa e furnizon makinën e tij jashtë një supermarketi, por në vend të naftës ai e mbush serbatorin me vaj gatimi.

Shumë njerëz kanë reaguar pas kësaj video, disa prej të cilëve bëjnë thirrje që shembullin e tij mos e ndjekin të tjerë pasi vaji i gatimit mund të shkatërrojë motorin.

Aktualisht çmimi i naftës në Britaninë e Madhe ka shkuar në nivelin e 1.75 paundëve për një litër. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos