Një mrekulli në xhungël, dy vëllezërit e mitur gjenden gjallë pas 4 javësh në Amazonë

Nga A2 CNN
18 Mars 2022, 19:11 | Bota

Dy vëllezër të mitur, që kishin humbur në pyjet e Amazonës janë gjetur gjallë pas 4 javësh atëherë kur çdo shpresë për ta ishte duke u shuar

Glauco, 7 vjeç dhe vëllai i tij Gleison 9 vjeç u larguan nga shtëpia e tyre në rezervatin Lago Cabana në Brazil për të kërkuar zogj të vegjël më 18 shkurt.

Pasi nuk u bën të gjallë për disa ditë, autoritetet nisën një mision kërkimi në xhungël në 26 shkurt, por ato u ndërprenë më pas.

Fatmirësisht, djemtë u gjetën të mërkurën rreth 6 km larg shtëpisë së tyre nga një druvar, i cili dëgjoi piskamën e njërit prejt tyre pasi ndjeu sharrën.

Burri i gjeti fëmijët në gjendje shumë të rëndë shëndetësore dhe të dobësuar në maksimum. Ata i treguan prindërve se nuk kishin ngrenë asgjë dhe se kishin pirë vetëm ujë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos