
Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA-së, për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, u takua sot me kreun e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Pas takimit, Escobar u shpreh para mediave se “opozita shprehu angazhimin e saj ndaj NATO-s, integrimit dhe luftën kundër korrupsionit” dhe shtoi se “kërkojmë angazhim të mëtejshëm të institucioneve shqiptare”.
Në fund të fjalës së tij, Escobar tha: “Pres që të vijojmë bashkëpunimin me Partinë Demokratike dhe pres me kënaqësi që ta takoj zotin Basha në Uashington, sa më shpejt që të ketë mundësi”. (A2 Televizion)