Zgjatja e vetingut në drejtësi, Balla: Kriza në PD nuk cenon raportet në parlament

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2021, 12:15 | Politikë
Zgjatja e vetingut në drejtësi, Balla: Kriza në PD nuk cenon

Mazhoranca është e vendosur për të miratuar brenda kësaj legjislature zgjatjen e afatit të organeve të vetingut. Kryetari i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla deklaroi se kriza e PD-së nuk afekton marrëdhënien institucionale në Kuvend.

“Kuvendi është i detyruar të presë opinionin përfundimtar të Komisionit të Venecias, procedura parlamentare parashikon disa afate. Nuk ka të bëjë me çështjet e brendshme të PD, se ajo ka grupin e saj parlamentar i cili funksionon në mënyrë shumë institucionale dhe në marrëdhëniet me shumicën parlamentare”.

I pyetur për strategjinë amerikane antikorrupsion, Balla nënvizoi se është vijim i vendimeve të marra më parë nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

“Ajo që buron nga strategjia kundër korrupsionit është vendim i administratës së Biden për të goditur përfaqësues të politikës së lidhur me korrupsionin”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos