Nis takimi, Escobar dhe Yuri Kim në zyrën e Bashës

Nga A2 CNN
9 Dhjetor 2021, 11:58 | Politikë
Nis takimi, Escobar dhe Yuri Kim në zyrën e Bashës

Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA-së, për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar viziton sot Tiranën.

Rreth orës 11:55 ai ka mbërritur në selinë e partisë Demokratike ku do të takohet me kreun demokrat, Lulzim Basha. Në takim, janë edhe 4 nënkryetarët e PD-së dhe sekretari i përgjithshëm, Gazment Bardhi.

Pas takimit pritet të flasë kreu demokrat, ndërsa zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA pritet të mbajë konferencë pas të gjithë takimeve që do të ketë me politikanë të ndryshëm shqiptarë.

Rreth orës 15:00, ai do të takohet me ministren e Jashtme, Olta Xhaçka, ndërsa në orën 17:00, zyrtari amerikan do të zhvillojë edhe një takim me kryeministrin Edi Rama, pa praninë e mediave.

Vizita e Escobar zhvillohet vetëm dy ditë para Kuvendit Kombëtar të thërritur fillimisht nga Berisha, i cili nuk njihet nga kryesia e PD-së. Nga ana e tij, Basha ka thërritur një tjetër Kuvend Kombëtar, të cilin e konsideron të ligjshëm, më 18 dhjetor. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos