Është shumë vapë, klubet kundërshtojnë datën e nisjes së Serie A

Nga A2 CNN
26 Korrik 2022, 15:28 | Futboll
Është shumë vapë, klubet kundërshtojnë datën

Data e fillimit për kampionatin italian ka sjellë shumë polemika. Momentalisht është caktuar 13 gushti, por duke parë situatën qe po kalon vendi, me temperaturat e larta, klubet kanë dalë kundër.

Sipas tyre lojtarët nuk mund të japin më të mirën e tyre pa marrë parasysh dhe rreziqet e shëndetit. Por diçka të tillë e ka mohuar kategorikisht, Presidenti i Federatës Italiane, Gabriele Gravina, i cili është i bindur se kampionati do të fillojë normalisht.

Pavarësisht presionit për bojkot nga Liga e Futbollit , sipas tij koha nuk premton për ta shtyrë datën në një moment të dytë. Aktualisht temperaturat në Itali arrijnë deri në 40 gradë celsius. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos