Telashe për Suarez, akuzohet se mashtroi në testin e italishtes

Nga A2 CNN
22 Shtator 2020, 11:24 | Futboll
Telashe për Suarez, akuzohet se mashtroi në testin e italishtes

Luis Suarez zbuloi së fundmi të ardhmen në karrierën e tij, por një lajm i keq vjen nga Italia.

Një hetim i Guardia di Finanza dhe Prokurorisë së Peruxhia ka zbuluar se futbollisti uruguaian ka arritur të kalojë provimin për të marrë nënshtetësinë përmes një mashtrimi.

Nga hetimet është zbuluar se pyetjet e provimit të italishtes, të cilit iu nënshtrua sulmuesi i njohur, ishin paracaktuar dhe se pikët e vlerësimit ishin vendosur përpara se Suarez të zhvillonte testimin.

Gjatë kësaj merkatoje Luis Suarez u lakua shpesh herë si sulmuesi që do të ishte pjesë e Juventusit, por vetëm ditën e fundit ai vendosi të mos largohet nga Spanja dhe të arrijë një marrëveshje me Atletiko Madrid. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos