
Ashtu siç pritej që kur dje qarkulloi lajmi, gafa me aktivizimin e Diavara i ka kushtuar Romës humbjen 3-0 në tavolinë të ndeshjes me Veronën.
Ky është vendimi i Gjykatës Sportive në Itali, pasi verdhekuqtë nuk e kishin përfshirë mesfushorin 23-vjeçar në listën e futbollistëve mbi 22 vjeç, siç e parashikon rregullorja.
Ndeshja e luajtur në “Bentegodi” përfundoi në barazim pa gola, ndërsa talenti kuqezi Marash Kumbulla qëndroi në stol për verdhekuqtë. Tashmë Roma do ta Apelojë vendimin, por duket e vështirë që rezultati të ndryshojë, bazuar në precedentin e Sassuolos, klub i cili bëri të njëjtin gabim në vitin 2016. (A2 Televizion)