All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Kriza e koronavirusit, lojtarët e Realit heqin dorë nga shpërblimi i majmë

Nga A2 CNN
22 Shtator 2020, 18:47 | Futboll
Kriza e koronavirusit, lojtarët e Realit heqin dorë nga
All - Paragraf - 1

Futbollistët e Real Madrid kanë vendosur që të ndihmojnë klubin e tyre në këtë kohë të vështirë pandemie duke hequr dorë nga shpërblimi që i takonte për fitimin e titullit kampion sezonin e kaluar.

Sipas “Cope”, të gjithë lojtarët e ekipit të parë kanë hequr dorë nga 1 milion euro për kokë për fitimin e kampionatit dhe Superkupës së Spanjës. Secili futbollist do të merrte 700 000 euro për kampionatin dhe 300 000 euro për Superkupën, por që do t’i mbeten klubit.

All - Paragraf - 3

Në këtë mënyrë, në këtë kohë krize janë vetë futbollistët që ndihmojnë Realin duke i kursyer plot 30 milionë euro. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos