Etna vazhdon të “shkundë” Sicilinë: Tërmet 4.8 ballë, shembje dhe frikë gjatë natës| FOTO

Nga A2 CNN
26 Dhjetor 2018, 09:48 | Bota

Një tërmet me magnitudë 4.8 ballë goditi Sicilinë, rreth vullkanit më aktiv të Evropës, Malit Etna. Të paktën 10 persona morën plage te lehta e disa godina u dëmtuan, sipas mediave italiane.

 Mali Etna shpërtheu të hënën duke gjeneruar lëkundje të vazhdueshme toke. Hi vullkanik ka mbuluar fshatrat e afërt dhe fluturimet nga aeroporti i Katanias u pezulluan përkohësisht. Qytetarëve në zonat malore iu është kërkuar të evakuohen me shpejtësi.

Tërmeti u regjistrua në 3 e 19 të orës lokale ditën e mërkurë, pranë komunës së Viagrandes.

Imazhe të ndërtesave të dëmtuara u postuan në rrjetet sociale. Mediat italiane raportuan panik mes banorëve të zonës, shumë prej të cilëve dolën nëpër rrugë. Godinat u lëkundën edhe në qytetin e Katanias ku jetojnë mbi 300 mijë persona. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos