Etrit Berisha zyrtarizohet tek ekipi i ri, mbetet në Serie A

Nga A2 CNN
29 Gusht 2023, 16:08 | Futboll
Etrit Berisha zyrtarizohet tek ekipi i ri, mbetet në Serie A

Etrit Berisha është portieri më i ri i Empolit në Serie A. Ka qenë klubi italian që ka zyrtarizuar gjithçka për 34-vjeçarin kuqezi, i cili lë Torinon dhe kalon në ekipin e ri, duke mbetur në elitën e futbollit në vendin fqinj.

"Klubi i Futbollit Empoli njofton se ka arritur një marrëveshje me klubin e futbollit Torino për blerjen përfundimtare të futbollistit Etrit Berisha", thuhet në njoftimin e Empolit.

Kujtojmë se Berisha nuk luajti sezonin e shkuar me Torinon, kjo për shkak të zënkës me trajnerin e ekipit. Berisha e nisi karrierën te 2 Korriku në Kosovë, për të kaluar më pas te Kalmar në Suedi, aty ku u ble nga Lazio në verën e 2013.

Pas kryeqytetasve, Berisha luajti edhe për Atalantën, SPAL-in dhe Torinon, për të mbetur sërish në Serie A. 34-vjeçari ka mbrojtur në 76 raste portën e kombëtares shqiptare, duke qenë ndër lojtarët me më shumë paraqitje. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos