Uzuni në formacionin e javës, udhëheq sulmin bashkë me yllin e Barcelonës

Nga A2 CNN
29 Gusht 2023, 11:01 | Futboll

Myrto Uzuni është përfshirë në formacionin më të mirë të javës së tretë të kampionatit spanjoll.

Prestigjiozja spanjolle “MARCA” ka publikuar formacionin ideal për këtë javë, duke e vendosur sulmuesin e kombëtares sonë në vijën e sulmit, bashkë me sulmuesin e Barcelonës, Ferran Torres.

Beratasi shënoi golin e tij të parë në LaLiga nga pika e bardhë e penalltisë, në ndeshjen ndaj Mallorca. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/08/27/myrto-uzuni-shenon-golin-e-pare-ne-la-liga/

A2 CNN Livestream

Latest Videos