
40 milionë euro janë për kulturën. Kjo është ndihma që Bashkimi Europian shpërndan për rehabilitimin e institucioneve dhe siteve të kulturës që patën dëmtime nga tërmeti. Zyrtarisht nga sot ka nisur puna në Muzeun Historik Kombëtar dhe në Teatrin e Kukullave.
“Të gjitha këto punime janë në sajë të fondit që BE jep për kulturën në Shqipëri, sidomos për sitet kulturore që kanë nevojë për vëmendje pas tërmetit. Do t’i kushtohet vëmendje jo vetëm muzeut, por 40 siteve në të gjithë Shqipërinë”, u shpreh Luigi Soreca, ambasador i BE në Tiranë.
Projekti për Teatrin e Kukullave ka përfunduar gjithashtu.
"Nga ky projekt i ndihmës së Bashkimit Europian për rehabilitimin apo rijetëzimin e siteve të dëmtuara nga tërmeti do të fitojnë thuajse 40 objekte në të gjithë vendin”, u shpreh ministrja e kulturës, Elva Margariti. (A2 Televizion)