Nuk hap dot sytë dhe supën ia ushqen gruaja, pasojat e një ndeshje boksi në moshën 42-vjeçare

Nga A2 CNN
26 Gusht 2021, 10:34 | Sporte të tjera

Boksieri i famshëm Manny Pacquiao shfaqet në një video duke hasur vështirësi për të mbajtur sytë hapur, ndërsa bashkëshortja i ushqen supën. Në pamjet e publikuara nga gruaja e tij tregohet gjendja e boksierit filipinas pas ndeshjes kundër Yordenis Ugas.

I rikthyer në ring pas 2 vitesh tërheqjeje, 42-vjeçari u mund paq nga kundërshtari i tij, në ndeshjen e vlefshme për titullin botëror për peshat e lehta, të zhvilluar të shtunën.

Një prej boksierëve më të dekoruar të të gjitha kohërave, Pacquiao ishte favorit për ta fituar ndeshjen, por Ugas nuk i dha asnjë mundësi duke e goditur disa herë në fytyrë dhe kokë. Pas kësaj ndeshjeje, mjekët i kanë këshilluar ta mbyllë përfundimisht karrierën 26-vjeçare, për të mos rrezikuar pasoja edhe më të rënda. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos