Fakulteti i Gjuhëve të Huaja merr vendimin: Provimet dhe mbrojtja e diplomave do të bëhen “online”

Nga A2 CNN
27 Prill 2020, 14:57 | Sociale
Fakulteti i Gjuhëve të Huaja merr vendimin: Provimet dhe mbrojtja e

Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, në kuadër të kërkesës dhe domosdoshmërisë së zhvillimit të sezonit të verës të provimeve në kushtet e pandemisë apo pas pandemisë, ka vendosur, siç ka mësuar A2, që provimet dhe mbrojtja e diplomave të bëhen “online”.

Ky fakultet ka vendosur që semestri i dytë i vitit akademik 2019-2020 të mbyllet “online” dhe sezoni i provimeve të realizohet “online”.

Departamentet do të nxjerrin datat e provimeve sipas rregulloreve në fuqi. Kështu, do të parashikohen dy data për secilën disiplinë.

Studentët kanë të drejtë të marrin pjesë në provim vetëm në një nga datat e caktuara nga departamenti.

Studentët që nuk do të munden të marrin pjesë në provim në asnjë nga datat e këtij sezoni, do t'u jepet mundësia në një sezon në shtator 2020. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos