Fati shpëton kryefamiljaren, rrapi monument natyre, rrezikon familjen në Tragjas

Nga A2 CNN
18 Qershor 2021, 12:55 | Aktualitet
Fati shpëton kryefamiljaren, rrapi monument natyre, rrezikon familjen

Viti i shkuar duket se nuk ka pasur pandemi vetëm për njerëzit, por edhe për pemët.

Një prej rrapeve monument natyre në Tragjas të Vlorës është rrëzuar pikërisht prej pandemisë që ka prekur këto pemë gjigante.

Në fakt, rrëzimi i rrapit ishte paralajmëruar me kohë nga familja Daupaj që banon pranë monumentit të natyrës.

Kryefamiljari shpjegon se ka lajmëruar të gjitha institucionet lokale mbi rrezikun që i kanosej, por askush nuk mori masa.

Më rëndë këtë situatë e ka përjetuar zonja e familjes Daupaj, e cila ndodhej shumë pranë vendit ku ra dega e rrapit.

Sakaq, kryefamiljari shprehet se këtë çështje do ta denoncojë në prokurori, pasi sipas tij ishte një vrasje në tentativë dhe ngjarje e paralajmëruar prej tij shumë kohë më parë.

Edhe pas rrëzimit të rrapit, askush nga institucionet nuk ka marrë, masa për largimin e degëve, ndërsa në zonë rrezikohen të rrëzohen edhe pemë të tjera të prekura nga pandemia. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos