Parashikimi i motit: 18 qershor 2021

Nga A2 CNN
18 Qershor 2021, 07:14 | Aktualitet
Parashikimi i motit: 18 qershor 2021

Kthjellime dhe vranësira kalimtare në veri do të ketë në territor deri në mesditë kur vranësirat fuqizohen në veri dhe zonat lindore duke sjelle rrebeshe të shkurtra shiu, më të izoluara në zonat qendrore.

Pasditja e vonë dhe nata risjellin kthjellime e vranësira të lehta. Temperaturat rriten me 2°C në të dyja vlerat ditore duke variuar nga 11 në mbi 33°C.

Era mbetet e lehtë në skajet e ditës, por mesdita sjell forcim të erës në ultësirën perëndimore dhe brigjet detare ku dallgëzimi ngjitet përkohësisht 3 ballë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos