“Mediat greke të mbytura nga stereotipet raciste, t’u kërkojnë ndjesë shqiptarëve”

Nga A2 CNN
18 Qershor 2021, 10:11 | Aktualitet

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka reaguar për ngjarjen e rëndë, e cila tronditi Greqinë pak kohë më parë, ndërsa të enjten ngjarja u zbardh, dhe bashkëshorti Caroline Crouch, Charalambos Anagnostopoulos pranoi se është ai vrasësi i 20-vjeçares.

Pas ngjarjes u raportua se dyshohet se vrasësit e të resë me origjinë britanike mund të ishin shqiptarë, por në fund u zbardh se ishte pikërisht bashkëshorti që vrau gruan e tij në sy të fëmijës së vogël.

Braçe shkruan në një status në Facebook se mediat greke janë të mbushura me steriotipe me bazë etnike e një pjesë edhe raciste dhe për këtë rast, shkruan ai, duhet t’u kërkojnë falje shqiptarëve.

“Krimi nuk ka komb, as kombësi! Krimineli është njësoj i tillë pavarësisht pasaportës, pasaportave;

Duhet trajtuar njësoj, sipas ligjit e me ashpërsinë që buron prej tij”, shkruan më tej Braçe. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2021/06/17/zbardhet-vrasja-makabre-e-caroline-crouch-ne-greqi-policia-vrasesi-eshte-burri-i-saj/

A2 CNN Livestream

Latest Videos