Federata spanjolle e Futbollit zëvendëson Luis Rubiales

Nga A2 CNN
27 Gusht 2023, 13:19 | Futboll
Federata spanjolle e Futbollit zëvendëson Luis Rubiales

Zëvendës Presidenti i Federatës Spanjolle, Pedro Rocha Junco do të jetë drejtuesi i përkohshëm i futbollit spanjoll, pas skandalit që shpërtheu me Luis Rubiales pas finales së Kupës të Botës për femra.

Vendimi i RFEF pas njoftimit nga Komiteti Disiplinor i FIFA-s për pezullimin e përkohshëm të presidentit Luis Rubiales, ndërkohë që dosja disiplinore është duke u përpunuar.

Luis Rubiales deklaroi se do të mbrohet ligjërisht në organet kompetente dhe ka besim të plotë në FIFA dhe rithekson se në këtë mënyrë i jepet mundësia të fillojë mbrojtjen e tij në mënyrë që e vërteta të mbizotërojë dhe të provohet pafajësia e tij e plotë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos