Fëmija vdiq nga kequshqyerja, dënohet me burgim të përjetshëm nëna vegane

Nga A2 CNN
30 Gusht 2022, 11:09 | Bota

Një grua vegane është dënuar me burgim të përjetshëm, pasi djali i saj i vogël vdiq nga kequshqyerja.

39-vjeçarja Sheila O'Leary, e cila ndiqte një dietë shumë strikte vegane, u shpall fajtore për 6 akuza që rëndonin mbi të, mes të cilave vrasje e shkallës së parë dhe abuzim me fëmijët.

Pasi u shpall vendimi nga gjykata e Floridës, gruaja nuk tha asgjë përpara gjykatës.

https://a2news.com/2022/07/01/nenes-vegane-i-vdes-femija-nga-kequshqyerja-shpallet-fajtore/

Ndërkohë, edhe bashkëshorti i saj, Ryan Patrick O'Leary, është në burg dhe po pret gjykimin e tij.

Djali i saj 18-muajsh peshonte vetëm 7,7 kg kur vdiq, në vitin 2019. 39-vjeçarja Sheila O’Leary e ushqente fëmijën e saj vetëm me fruta, perime dhe qumësht gjiri.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos