Fermerët pa përkrahje, rrushi dhe ullinjtë në Panaja mbeten në ara pa vjelë

Nga A2 CNN
5 Tetor 2022, 14:09 | Aktualitet
Fermerët pa përkrahje, rrushi dhe ullinjtë në Panaja mbeten

Fermerët e zonës së Panajasë, vetëm 10 kilometra larg Vlorës të cilët kultivojnë kryesisht vreshtari dhe ullinj, e kanë ende prodhimin në ara.

Mungesa e tregut dhe çmimet e larta të shërbimeve dhe punimeve të të mbjellave, kanë bërë që këta fermerë, ta shikojnë si të pamundur mbijetesën e tyre në fushën e bujqësisë.

Kryeplaku i Panajasë tregon mungesën e politikave mbështetëse për fermerët, si dhe mungesën e vendgrumbullimit dhe magazinimit të produkteve bujqësore.

Nuk shitet malli në xhade, duhen pika grumbullimi, si e gjithë bota, po nuk vuri dorë shteti, ne jemi të falimentuar”, thotë për A2 CNN kryeplaku Jaho Alliaj.  

E nëse ky prodhim bujqësor do të vijojë të kalbet në arë, vitin e ardhshëm shumë sipërfaqe toke që sot janë të mbjella, mund të gjenden djerrë. Mendohet se 50% deri në 60% të këtyre territoreve mund të prihen tashmë dhe nuk do të jenë më në funksion të bujqësisë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos