
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka përmbledhur rezultatet e punës së një viti ku janë regjistruar gjithsej 225 procedime penale me 271 persona në hetim, nga të cilat 174 persona në hetim janë regjistruar për veprat penale që lidhen me krimin e organizuar.
Sipas SPAK, 28 persona në hetim janë regjistruar për veprat penale që lidhen me korrupsionin, ndërsa 69 persona në hetim janë regjistruar për vepra të tjera penale.
Janë dërguar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar 59 kërkesa për gjykim, kundër 219 të pandehurve. Nga këto 16 kërkesa për gjykim, kundër 117 të pandehurve, janë për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar, ndërsa 39 kërkesa për gjykim, kundër 63 të pandehurve, lidhen me korrupsionin.
SPAK ka hetuar 310 raste hetime pasurore për një vit dhe ka dërguar në gjykatë 11 kërkesa për sekuestro, për 4 raste është kërkuar konfiskimi i pasurisë së sekuestruar.
Të dhëna për hetimet e kryera
Procedime penale të regjistruara për periudhën 19.12.2019 – 31.12.2019
Janë regjistruar gjithsej 225 proçedime penale me 271 persona në hetim, nga te cilat:
204 procedime me 233 persona në hetim kanë ardhur nga Prokuroria për Krime të Rënda
21 procedime me 38 persona në hetim kanë ardhur nga Prokuroritë e Rretheve Gjyqësore, si dhe procedime të kthyera për hetim nga Gjykata e Posaçme.
Nga 225 procedime penale të regjistruara për vitin 2019, me 271 persona në hetim rezulton që :
120 procedime penale me 174 persona në hetim janë regjistruar për veprat penale që lidhen me krimin e organizuar.
82 procedime penale me 28 persona në hetim janë regjistruar për veprat penale që lidhen me korrupsionin.
23 procedime penale me 69 persona në hetim janë regjistruar për veprat penale që lidhen me veprat e tjera.
Procedime penale të regjistruara për periudhën 01.01.2020 – 19.12.2020.
Janë regjistruar gjithsej 343 proçedime penale me 433 persona në hetim, nga te cilat :
42 procedime penale me 81 persona në hetim janë regjistruar për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar.
158 procedime penale me 181 persona në hetim janë regjistruar për vepra penale që lidhen me korrupsionin.
143 procedime penale me 171 persona në hetim janë regjistruar për vepra penale që lidhen me vepra të tjera.
Në periudhën një vjecare 19.12.2019 – 19.12.2020
Janë hetuar gjithsej 568 procedime penale me 704 persona në hetim nga të cilët :
162 procedime penale me 255 persona në hetim për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar.
240 procedime penale me 209 persona në hetim për veprat penale që lidhen me korrupsionin
166 procedime penale me 240 persona në hetim për veprat penale të tjera.
Një tregues pozitiv është vlerësimi si prioritet dhe kryerja e hetimeve dhe për veprën “pastrimi i produkteve të veprës penale”, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. Kjo jo vetëm në rastet e hetimeve për krim të organizuar, por dhe në rastet e hetimeve për korrupsion.
Për nenin 287 të Kodit Penal janë kryer hetime në 19 procedime penale, kundër 35 personave nën hetim.
Të dhëna për procedimet penale të dërguar për gjykim
Në periudhën 19.12.2019 – 19.12.2020
Janë dërguar në Gjykatën e Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar 59 kërkesa për gjykim, kundër 219 të pandehurve. Nga këto :
16 kërkesa për gjykim kundër 117 të pandehurve janë për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar.
39 kërkesa për gjykim kundër 63 të pandehurve janë për vepra penale që lidhen me korrupsionin.
4 kërkesa për gjykim kundër 39 të pandehurve janë për vepra penale të tjera.
Në këtë periudhë janë dërguar për gjykim 10 të pandehur të akuzuar për pastrim produktesh të veprës penale (neni 287 i Kodit Penal), të cilët kanë qënë të akuzuar gjithashtu dhe për vepra penale të tjera në kompetencë të Prokurorisë së Posaçme.
Të dhëna për procedimet penale të dërguar për pushim në Gjykatë
Janë dërguar në gjykatë 24 kërkesa për pushim hetimesh, me 39 persona nën hetim. Nga këto :
2 kërkesa për pushim me 5 persona nën hetim janë për vepra penale që lidhen me krimin e organizuar.
19 kërkesa për pushim me 23 persona nën hetim janë për vepra penale që lidhen me korrupsionin.
3 kërkesa për pushim me 11 persona nën hetim janë për vepra të tjera.
Të dhëna në lidhje me pjesmarrjen në gjykim
Prokuroria e Posacme ushtron kompetencat e saj dhe mbron akuzën në gjykim në shkallë të parë, në apel dhe Gjykatën e Lartë. Në periudhën një vjecare, prokurorët e SPAK kanë marrë pjesë në seancat gjyqësore të zhvilluara për gjykime të ndryshme, nga të cilat janë dhënë 57 vendime themeli gjykate.
36 vendime të dhëna nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
21 vendime të dhënë nga Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Hetime pasurore të kryera në zbatim të ligjit animafia
Në periudhën 19.12.2019 – 19.12.2020 janë hetuar 310 raste hetime pasurore. Nga të cilat:
153 hetime pasurore në periudhën 19.12.2019 – 31.12.2019.
157 hetime pasurore në periudhën 01.01.2020 – 19.12.2020.
Gjatë këtij viti janë dërguar në gjykatë 11 kërkesa për sekuestro dhe është kërkuar për 4 raste në gjykim konfiskimi i pasurisë së sekuestruar.
Të dhëna në lidhje me OFL për periudhën 01.02.2020 – 19.12.2020
Janë regjistruar gjithsej 226 materiale të paraqitura për vlerësim nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit. Prokurorët kanë vlerësimet e materilaeve dhe kanë dhënë zgjidhje si më poshtë :
Kërkesa për sekuestro në gjykatë 113
Kërkesa për konfiskim 55
Heqje sekuestroje 42
Kthime për plotësim 50
Kërkesa për vendosje mase parandaluese individuale 7
Në proces vlerësimi nga prokurorët 14 (A2 Televizion)