
Protesta e radhës për vrasjen e të riut Klodian Rasha në Tiranë është mbajtur në Shkodër.
Ndryshe nga protesta e fundit, e cila shkaktoi dhunimin e godinës së Partisë Socialiste të Shkodrës, protesta e kësaj të shtune ishte më e paktë në numër dhe shumë më paqësore.
Në fund, policia ka shoqëruar dy minorenë, 14 dhe 15 vjeç, të cilët dyshohen se mbanin në duar bidona me benzinë.
Ky ka qenë i vetmi moment i tensionuar i kësaj proteste, e cila përfundoi shpejt dhe në mënyrë paqësore. (A2 Televizion)