Gjendet në Tiranë një bombë e Luftës së II Botërore me peshë 500 kg

Nga A2 CNN
27 Dhjetor 2020, 12:51 | Aktualitet

Një bombë e Luftës së II Botërore është gjetur pranë ish-fushës së aviacionit në kryeqytet. Lajmin e ka dhënë ministrja e Mbrojtjes, Olta Xhaçka, përmes një postimi të shoqëruar edhe me foto në Facebook.

Sipas saj, bomba me peshë 500 kg u zhvendos në poligonin e Bizës, nga ku u demolua në mënyrë të kontrolluar dhe plotësisht të sigurt.

“Një bombë me peshë 500 kg, e Luftës së II Botërore, u gjet në ish-fushën e aviacionit në kryeqytet dhe djemtë tanë të xhenios e zhvendosën në poligonin e Bizës, ku u demolua në mënyrë të kontrolluar dhe plotësisht të sigurt”, shkruan ministrja.

Ndërkohë që forcat xheniere pas pak javësh festojnë 100-vjetorin e krijimit, Xhaçka shprehet se ato rikonfirmojnë që janë etalon i përkushtimit dhe profesionalizmit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos