
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Fierit, aty ku një automjet i tipit “Benz” ka aksidentuar një shtetase 35-vjeçare bashkë me dy fëmijët e saj, 7 dhe 9 vjeç.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Apollonia”, ndërkohë që pas përplasjes automjeti është larguar nga vendngjarja.
Shtetasja E.B. dhe fëmijët ndodhen në spitalin e Fierit nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes, dhe identifikimin e drejtuesit të mjetit. (A2 Televizion)