
Një ngjarje e rëndë është regjistruar pasditen e kësaj të diele në fshatin Caushli të Maliqit, sipas informacioneve paraprake nga policia bëhet e ditur se një fermer është plagosur gjatë punës që po kryente në tokën e tij.
Sipas policisë, fermeri ka qenë duke punuar tokën në momentin kur një predhë e groposur në tokë ka shpërthyer.
Shtetasi i plagosur është transportuar drejt spitalit, ndërkohë që gjendja e tij ende nuk bëhet e ditur, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje për të zbardhur rrethanat e kësaj ngjarje. (A2 Televizion)