Fillon puna për reformën zgjedhore, Çupi: Çdo propozim i OSBE do të ketë këndvështrimin tonë

Nga A2 CNN
28 Tetor 2019, 10:16 | Politikë
Fillon puna për reformën zgjedhore, Çupi: Çdo propozim i

Grupet e punës kanë filluar mbledhjet e tyre të para për të përcaktuar propozimet e secilit për sa i përket reformës zgjedhore, dhe ish-deputetja e Partisë Demokratike Dhurata Çupi është pjese e tyre.

Sipas saj, kontributi i PD-së do të jetë i dukshëm, sepse “ka përgjegjësinë për t’ i ofruar shqiptarëve kushtet më të mira për zgjedhje të lira dhe të ndershme, të ndikuar nga kushtet e Bundestagut por edhe të vendeve të tjera, që kanë verifikuar që 6 vitet e fundit kanë parë rënien e cilësisë të procesit zgjedhor”.

PD ka ngritur një grup pune bashkë me aleatët, ku sipas Çupit po punohet për zgjedhje ku parimet bazë janë “zgjedhje të lira, pa ndërhyrjen e administratës shtetërore, pa delegimin e vullnetit të kryeministrit deri në qelizat bazë".

https://a2news.com/2019/10/28/reforma-zgjedhore-pd-do-te-kete-alternativen-e-saj-ne-dhjetor/

Çupi thotë se raporti i OSBE/ODIHR ka treguar se Shqipëria nuk ka ofruar dot zgjedhje të lira, dhe objektivi i PD-së është që  “çdo propozim i këtij raporti të ketë këndvështrimin tonë”.

Mbledhja e parë e grupit të punës sipas saj nuk ka shfaqur kontradikta midis aleatëve, madje “ishte shumë konstruktive, nuk pati debati por vetëm qëllimi i mirë për t’ i ofruar shqiptarëve atë që kërkojnë”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos